Sot nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave

Sot në Strasburg do të nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Me votimin pro liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian kjo çështje është përmbyllur dhe sot do të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *