Nga Gazeta Jurnal
Byroja Federale e Hetimeve FBI e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në Kosovë një agjent special dhe një analist të inteligjencës, të cilët do të punojnë drejtpërdrejt dhe paralelisht me Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, këta ekspertë amerikanë janë prezantuar nga Atasheu Ligjor i FBI-së, Brendan Collins, dhe Atasheja e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, Kimberly Riffe, gjatë një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha në janar 2026z
Detyrat kryesore të ekspertëve amerikanë përfshijnë:
• Mbështetje të drejtpërdrejtë në hetimet penale të rënda
• Forcimin e kapaciteteve të inteligjencës
• Luftën kundër krimit të organizuar
• Korrupsionin
• Krimin ekonomik dhe krimi energjetik
Në mesin e fushave prioritare ku pritet bashkëpunim i ngushtë është krimi energjetik korrupsioni dhe keqpërdorimet në sektorin e energjisë, si dhe hetimet komplekse që kërkojnë ekspertizë të avancuar amerikane.
Ky hap konsiderohet si një nivel i ri i bashkëpunimit strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit/Gazzetta Journal/











Leave a Reply