THOTI press

THOTI thotë të vërtetën

ShBA-ja thotë se shtetasit amerikanë duhet “të largohen nga Irani tash”

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka thënë se shtetasit amerikanë duhet të largohen tani nga Irani dhe “nëse është e sigurt që të veprohet kështu, ta shqyrtojnë daljen nga Irani përmes tokës për në Armeni ose Turqi”.

Ambasada virtuale amerikane për Iranin thotë se shtetasit duhet

Më herët, presidenti amerikan, Donald Trum, i inkurajoi protestuesit në Iran që t’i vazhdonin protestat dhe t’i merrnin nën kontroll institucionet shtetërore, duke u premtuar se “ndihma është rrugës” për ta, por nuk ka dhënë hollësi të prekshme se çfarë nënkupton një gjë e tillë.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, pritet të udhëheqë një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilin do të diskutohet për Iranin, transmeton gazeta “Nacionale”.

Nuk është e qartë nëse presidentit Donald Trump, i cili ndodhet në Michigan dhe do kthehet më vonë në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë pjesë e këtij takimi apo jo.

Ndërkohë, kompania e miliarderit Elon Musk, “SpaceX”, raportohet se po u ofron njerëzve në Iran internet falas përmes shërbimit satelitor “Starlink”, pas ndërprerjes së internetit nga autoritetet atje.

Tarifa e lidhjes në këtë shërbim është hequr, prandaj njerëzit që kanë “reseverë” në Iran mund të kenë qasje pa paguar, sipas mediumit “Bloomberg”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *