THOTI press

THOTI thotë të vërtetën

Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka nënshkruar planin vjetor të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës Federale të Austrisë.

Indeks Online Logo

Kërko produktin…


Zgjidh gjuhën
sq Albanian

Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes
Viber Icon
IndeksOnlineE Mërkurë, 04 Shkurt 2026 10:43
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka nënshkruar planin vjetor të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës Federale të Austrisë.


Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Ministrisë në Kosovë, ndërmjet kolonelit Ahmet Ajeti dhe gjeneralit të brigadës, Nikoluas Rottenberger, raporton IndeksOnline.


“Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni austriak u takua gjithashtu me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes, Faruk Gecin, ku u diskutua progresi i bashkëpunimit ekzistues, si edhe objektivat dhe prioritetet e përbashkëta për të ardhmen.



Republika Federale e Austrisë mbetet një partnere dhe kontribuuese e rëndësishme në zhvillimin dhe stabilitetin e Republikës së Kosovës dhe të rajonit, ndërsa bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve po shënon zhvillim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *