KI130/25, Aktvendim për papranueshmëri i 25 shkurtit 2026, publikuar më 11 mars 2026
Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë qartazi e pabazuar, mungesë evidente apo të dukshme të shkeljes, ratione materiae;
Rrethanat e rastit lidhen me padinë e paraqitur nga parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Themelore për kompensimin e pagave. Fillimisht, kërkesëpadia e tij u refuzua si e pabazuar dhe ky vendim u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit. Megjithatë, Gjykata Supreme i anuloi këto vendime dhe e ktheu çështjen në rigjykim. Në procedurën e rigjykimit, Gjykata Themelore e aprovoi pjesërisht kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës. Kundër këtij aktgjykimi, pala e paditur (Drejtoria e Arsimit), më 17 dhjetor 2024 paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit e cila e regjistroi lëndën më 4 prill 2025. Ndërkohë, më 14 maj 2025, parashtruesi i kërkesës iu drejtua Gjykatës duke pretenduar kohëzgjatje të procedurës në Gjykaatën e Apelit, lidhur me lëndën [CA. nr. 6236/2025].
https://gjk-ks.org/https://gjk-ks.org/
Gjykata vlerësoi se nga paraqitja e ankesës nga Drejtoria e Arsimit, më 17 dhjetor 2024 deri në dorëzimin e kërkesës së tij në Gjykatë më 14 maj 2025, kishin kaluar katër (4) muaj e njëzeteshtatë (27) ditë. Sipas vlerësimit të Gjykatës, akjo periudhë nuk mund të konsiderohet si kohëzgjatje e paarsyeshme e procedurës në Gjykatën e Apelit.
Si rrjedhojë, Gjykata arriti në përfundim se pretendimi i parashtruesit të kërkesës për shkelje të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm është qartazi i pabazuar në baza kushtetuese në “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes” dhe si e tillë shpallet i papranueshëm në pajtim me paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.











Leave a Reply