I emëruari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerëson që me prezantimin e draft-statuteve në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, është bërë progres, megjithëse i vogël, në bisedimet mes të dyja palëve. Çka tha tjetër ai në një bisedë me gazetarë?
Kosova dhe Serbia gjatë takimit që u mbajt mbrëmë, më 2 maj, kanë arritur Deklaratën për të Zhdukurit, që nga kryediplomati evropian, Josep Borell, u konsiderua si pjesa pozitive e takimit.Një pjesë më pak pozitive, sipas tij, ishte ajo e Asociacionit pasi Qeveria e Kosovës refuzoi draft-statutin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues, i cili përbëhet prej katër pjesëtarëve serbë.