Secili më i pasur se tjetri, pasuria e tre liderëve opozitarë në Kosovë

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë për vitin 2022 në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurive.

Në listën e deklaruesve është edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili ka deklaruar që në pronësi të tij tek pasuritë e paluajtshme posedon një banesë me vlerë 120 mijë euro dhe një shtëpi me vlerë 180 mijë euro.

Krasniqi ka deklaruar edhe dy pasuri të luajtshme, njërën në vlerë 13 mijë e 500 euro dhe tjetra në vlerë 7 mijë e 500 euro, por që nuk ka treguar llojin e tyre, ndërsa ka shtuar se posedon edhe një veturë më vlerë 22 mijë euro që është në pronësi të bashkëshortes.

Kreu i PDK-së ka deklaruar edhe 20 lloje të kriptovalutave që i posedon, ku vlera e tyre e tanishme e përbashkët është 28 mijë e 513 euro.

Tek paratë e gatshme Krasniqi ka deklaruar që 3 mijë e 43 euro janë të tij dhe 1 mijë e 57 euro janë të bashkëshortes së tij.

I pari i PDK-së ka deklaruar te të ardhurat vjetore vetëm pagën e tij nga Kuvendi i Kosovës që kap shumën e 18 mijë e 711 euro, ndërsa të deklaruar të tjera ka edhe 14 mijë e 287 euro, por që janë të bashkëshortes së tij.

2 shtëpia me vlerë 200 mijë euro dhe 150 euro dhe një tokë me vlerë 90 mijë euro, i ka deklaruar tek pasuritë e paluajtshme kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku te pasuria e tij ka deklaruar edhe një veturë me vlerë 25 mijë euro në pronësi të bashkëshortes.

Ai ka deklaruar edhe 4 xhirollogari me para të gatshme, ku posedon 10 mijë e 605 euro në njërën, 17 dollar në tjetrën dhe 2 mijë e 207, që të dyjat janë në pronësi të tij. Ndërsa dy të tjera, njëra me vlerë 2 mijë e 207 euro dhe tjetra me vlerë 81 euro janë në pronësi të bashkëshortes.

Lumir Abdixhiku/Kryetar i LDK
Abdixhiku ka deklaruar dy paga të tij, njërën nga Kuvendi i Kosovës dhe tjetrën nga Kolegji Riinvest si të ardhura vjetore. Ku njëra ka vlerën 18 mijë e 591 euro ndërsa tjetra 24 mijë euro. Ai gjithashtu ka deklaruar edhe 3 mijë e 600 euro të ardhura nga një bursë nga CERGE-EI.

Kreu i LDK-së i ka deklaruar edhe dy paga të bashkëshortes, njëra me vlerë 1 mijë e 100 euro dhe tjetra me vlerë 12 mijë e 100 euro

Haradinaj, ku vetëm te pasuritë e paluajtshme posedon katër shtëpia, ku vlerat e tyre janë 300 mijë euro, 270 mijë euro, 202 mijë euro dhe 340 mijë, ku të gjithat janë në pronësi të tij.

Haradinaj ka deklaruar edhe një tokë me vlerë 75 mijë euro dhe një truall me vlerë 27 mijë e 300 euro. Ai gjithashtu ka deklaruar edhe një vilë me pronësi të përbashkët me vlerë 120 mijë euro.

Haradinaj ka deklaruar se në vitin 2022 ka blerë një makinë me vlerë 19 mijë euro, ku ka deklaruar edhe veturën e bashkëshortes me vlerë 8 mijë euro tek pasuritë e luajtshme.

Haradinaj ka deklaruar edhe një biznes të përbashkët me gruan e tij me emrin HCC sh.p.k, ku të dy gëzojnë nga 50% të aksioneve dhe vlera e tyre është 500 euro.

Kreu i AAK-së ka deklaruar se ka para të gatshme 5 mijë e 790 euro, ndërsa bashkëshortja e tij 2 mijë euro.

Tek të hyrat vjetore, Haradinaj ka deklaruar pagën nga Kuvendi i Kosovës me vlerë 18 mijë e 570 euro, pagën për invalidët e luftës me vlerë 2 mijë e 700 euro, pagesa nga qiraja e shtëpisë me vlerë 37 mijë e 288 euro, huazime nga kompania HCC sh.p.k me vlerë 12 mijë euro, si dhe 10 euro nga shpenzimet reprezentative të partisë politike.

Ai gjithashtu ka deklaruar edhe të hyrat vjetore te bashkëshortes me vlerë 44 mijë euro dhe 4 mijë e 500 euro.